Partia Socialiste është regjistruar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Kërkesa për regjistrim ëshë bërë dy javë para përfundimit të afatit për regjistrimin e partive për zgjedhjet vendore, pasi afati i fundit është data 21 prill.
Deri tani asnjë prej partive të opozitës së bashkuar nuk është regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.
Opozita e bashkuar ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në zgedhjet lokale ndërsa ka kërkuar zgjedhje të parakohshme të përgjithshme si dhe dorëheqjen e kryeministrit Rama.