Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet trajneri i ri kombëtares shqiptare të futbollit


Kristian Panuçi do ketë bashkëkombësin e tij Edi Reja si pasues në stolin e kombëtares shqiptare.

Sipas “calcio.fanpage.it”, 73-vjeçari ka arritur marrëveshjen me kreun e FSHF-së, Armand Duka për stolin e kombëtares.

Tekniku që ka drejtuar disa skuadra në Itali, si Verona, Bolonja, Breshia, Torino, Napoli e Lacio ka qenë i papunë  që prej largimit nga Atalanta në vitin 2016.

Aktualisht kombëtarja shqiptare ka 3 pikë në kualifikueset e Euro2020, pas humbjes ndaj Turqisë dhe fitores me Andorrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *