Ish-deputetët e PD-së Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu u nisën drejt Bregut të Lumit pasi morën vesh për tensionimin e situatës atje, por janë ndeshur me policinë.
Efektivët nuk i lejojnë ish-deputetët të afrohen te zona ku po prishen banesat. PD lajmëroi më herët se edhe ish-deputetja Jorida Tabaku është nisur drejt zonës ku po protestohet që prej orëve të para të mëngjesit.
Policët e pajisur me skafandra dhe fadromët i zgjuan banorët që herët në mëngjes. Ata dolën të ndalonin shembjen e banesave por u ndeshën me policinë që arrestoi disa prej tyre. Mes policëve dhe banorëve pati përplasje ndërsa disa persona kanë mbetur të lënduar.