Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga KPK, revoltohet kryeprokurori i Sarandës: Po nuk të futa në burg, mbaje mend


Kreu i Prokurorisë në Sarandë, Edison Ademi është shkarkuar sot nga detyra pasi ngeci në Vetting. Në përfundim të seancës së sotme, prokurori Ademi kundërshtoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke replikoi me trupin gjykues.

 “Do të përballeni me mua, kjo punë nuk mbaron këtu. Po nuk të futa në burg, mbaje mend.”,  i është drejtuar Ademi trypës gjykuese të përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulezim Hamitaj dhe Fildes Shuli.

Në seancën dëgjimore, që u mbajt katër ditë më parë, ILDKPI konstatoi se Ademi kishte deklarime të pasakta, si dhe ishte kapur në konflikt interesash.

Ademi ka deklaruar se ka në pronësi një apartament banimi 130 m2 në Vlorë, të blerë në vitin 2012 për 45 mijë usd. Si burim të ardhurash ai ka paraqitur shitjen e një banese të prindërve dhe një kredi 30 mijë usd. Kjo pasuri është deklaruar rregullisht nga subjekti.

Por KPK ka pasur paqartësi për një apartament banimi në lagjen “1 maji” në Vlorë të porositur në 2002, por që është prishur në vitin 2003 dhe nuk është deklaruar.

Prokurori rezulton se ka blerë sende dhe mobilje me një vjerë prej 800 mijë lekësh, të cilat nuk i ka deklaruar.

Dyshime janë hedhur dhe mbi një automjet “Benz” me vlerë 800 mijë lekë të deklaruar në vitin 2012, që Ademi thotë se e ka dhuratë nga i vëllai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *