Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj nuk thotë asgjë për grabitjen por i ka dy fjalë sulmi për PD-në


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një reagim pas grabitjes në Rinas nuk ka folur për të por ka sulmuar Partinë Demokratike e cila e quajti më herët paaftësi të policisë e cila nuk lufton krimin por qytetarët.

Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon policinë”

Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”- shkruan Lleshaj.

Ndërsa më herët Bardhi në një reagim të tijin shkruante se policia ka si angazhim luftën ndaj qytetarve dhe jo ndaj krimit.

Kur Policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara”– shkruante Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *