Një person ka vdekur dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një shpërthimi me gaz në Karolinën e Veriut. Shpërthimi ka ndodhur në Durham në një ndërtesë e cila u shkatërrua gjatë shpërthimit.
Ende nuk dihen të tjera detaje, por shërbimi i emergjencës po punon në lidhje me rastin dhe po transporton njerëz në spital.
Incidenti ndodhi në zonën e Durham e cila është e mbushur më së shumti me restorante dhe biznese. Ndërtesa është e vendosur mes një dyqani kafeje dhe një restoranti Meksikan.
Ndërkohë burime zyrtare nga qyteti i Durham konfirmoi në Twitter se shpërthimi ndodhi si pasojë e rrjedhjes së gazit.