Vendosni fjalën kyçe....

Luan Rama: Deklaratat justifikuese nxjerrin zbuluar mosfunksionimin e institucioneve në grabitjen e Rinasit


Ish-deputeti i LSI-së Luan Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook ka shkruar rreth ngjarjes së ndodhur në aeroportin Rinas ku u rrëmbyen disa miliona euro.

Sipas Luan Ramës, as historia dhe as precedenti nuk i jep të drejtë Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për deklaratat që thotë.

Për Luan Ramën edhe nëpërmjet deklaratave mund të gjesh argumentet që nxjerrin zbuluar mosveprimin e institucioneve për këtë vjedhjen.

Pra, thjeshtë dhe vetëm duke lexuar deklarimet “shfajësuese” apo thënë më “lehtë” justifikuese të ministrit, mund të gjesh edhe plot argumente të tjerë që nxjerrin zbuluar në rastin më të mirë, mosveprimin e institucioneve të shtetit, paaftësia e të cilave nuk mund të mbulohet duke artikuluar fajet e kompanisë konçensionare”-shkruan Rama.

Ngjarja është shumë e rëndë. Krimi e sfidoi shtetin aty ku siguria do të duhej të ishte maksimale. Dhe e bën këtë në mënyrë të përsëritur!
Ngjarja provoi se nuk funksionoi asnjë hallkë në zinxhirin e institucioneve të sigurisë. E ketë të vërtetë, ministri e ka për detyrë ta pranojë. Ta pranojë dhe të ndihmojë edhe të tjerët në qeverinë e tij të kuptojnë risqet e mosveprimit ndërinstitucional në kësi rastesh
”-shkruan më tej Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *