Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj për grabitjen në Rinas: Edhe SHBA-të u goditën më 11 shtator!


Ministri i Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, në seancën e sotme plenare ndërsa komentonte grabitjen e gati 10 milionë eurove në Rinas, tha se sulme edhe më të mëdha kanë ndodhur në vende të tjera të botës, duke veçuar ato të 11 shtatorit të 2001-it në SHBA.

Lleshaj tha se ngjarja e dy ditëve më parë, kur pesë grabitës thyen sigurinë e aeroportit duke vjedhur miliona euro të tre bankave që sapo ngarkoheshin në avion, nuk kishte pse të cilësohej ‘turp kombëtar’.

“Nuk jam dakord ta quajmë turp kombëtar. Është incident. Incidente të tilla kanë ndodhur dhe në vende të tjera të botës, edhe në kryefuqinë botërore. Kujtojmë ngjarjen e 11 shtatorit.

Ne kemi dy rrugë për sigurinë: Ose ta lëmë siç është sigurinë ose ta përforcojmë.

Asnjë komb nuk çohet dhe ta shpallë turp, ta shpallë gjendje të pashpresë. Ju them miqësisht. Nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Policia e shtetit ka reaguar në mënyrë rekord dhe të paparë ndodnjëherë.

Policia e shtetit nuk llogarit të vendoset përpara një sulmi të armatosur. Grabitësi i vrarë nuk është arratisur nga Shqipëria por është arratisur nga një vend i BE dhe atje nuk është shpallur gjëmë kombëtare arratisja e tij nga burgu. Dështimi më i rëndë i sigurisë atje.  Sigurisht ky nuk është justifikim.”, deklaroi ministri.

Mes të tjerash, Lleshaj u përgjigj dhe për thirrjet ndaj tij për të dhënë dorëheqjen. Ai tha se nuk kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë për momentin, por la hapur mundësinë se kjo gjë mund të ndodhte, por këtë do e vendoste ai.

“Dhe meqenëse përmendët dorëheqjen. Nuk kam luftuar asnjë ditë të jetës sime për këtë post dhe se kur e lë do e vendos unë dhe do e lë në mënyrë dinjitoze. Por gjykimi për këtë është i imi.

 Momentin se kur unë do ta marr atë vendim. Unë them të mos kalojmë në situatë histerie kolektive. Do menaxhohet dhe do zgjidhet në mënyrën më të saktë, më të drejtë. Situaata në aeroport, kam kënaqësinë të njoftoj qyttearët se gjendja e sigurisë në aeroport është vendosur në përimetrat maksimal të sigurisë. “, tha Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *