Vendosni fjalën kyçe....

Tentoi të hynte në bazën ushtarake në Maqedoninë e Veriut, qëllohet nga efektivët


Ushtarët e Maqedonisë së Veriut plagosën një person i cili tentoi të hyjë në bazën kryesore ushtarake të vendit.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, rojet ushtarake e plagosën në këmbë këtë person, në mënyrë që ta mbajnë jashtë gardhit që rrethon zonën ushtarake.

Paraprakisht rojet ushtarake qëlluan dy herë në ajër dhe më pas drejtuan armët drejt personit që po provonte të hynte në zonë.

Në njoftim nuk është bërë i ditur identiteti i tij dhe as motivet e këtij incidenti.

Një zëdhënës i ushtrisë, kolonel Toni Janevski, tha për agjencinë The Associated Press se zyrtarët e policisë dhe gjyqësorit po e hetojnë incidentin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *