Vetëm pak minuta më parë një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Bilaj në Fushë-Krujë. Mësohet se një automjet tip “Fiat” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit dhe një tjetër person që ndodhej me të në makinë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, të plagosurit mendohet se janë banorë të fshatit Mazhe, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.
Banorët e fshatit i kanë ardhur në ndihmë zjarrfikësve për të nxjerrë nga kanali të plagosurit, ndërkohë ambulanca është vonuar për më shumë se 40 minuta.
Vijon…