Vendosni fjalën kyçe....

Basha fton shqiptarët në protestën e nesërme (Video)


Ditën e nesërme, fronti opozitar ka thirrur qytetarët në tubimin mbarëkombëtar para godinës së kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 18:00.

“Shqipëria në rrezik! Qeveria është bërë një me krimin. Korrupsioni ka mbërthyer shtetin. Qytetarët jetojnë në terror. Votat vidhen nga banditët. Paratë grabiten çdo ditë!”-thuhet mes tjerash në mesazhin që Partia Demokratike ka shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, teksa fton masivisht qytetarët për tubim kundër qeverisë, të cilën e etiketon si të korruptuar.

Kjo është protesta e tretë kombëtare që organizon opozita e bashkuar.  Në mesazhin e opozitës theksohen probleme të ndryshme duke nisur nga vjedhja e zgjedhjeve, varfëria, bashkëpunimi mes bandave e qeverisë, e deri tek ngjarja e fundit në Rinas, ku dyshohet se u grabitën një shumë prej 10 milionë eurosh.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *