Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Rama ka frikë, nëse ndihet i fortë le të bëjë zgjedhje


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka sfiduar kryeministrin Rama duke thënë se nëse ndihet i fortë në Parlament të çojë vendin në zgjedhje të reja.

Gjëja më e tmerrshme që unë kisha frikë nga djegia e mandateve, ishte ajo që deputetët që dogjën mandatet do të ishin më të lumtur në momentin kur dogjën mandatet se momentin kur i morën.

Të gjithë ata deputetë që kanë djegur mandatet ndihen komod dhe njësh me popullin. Kjo ndodh për shkak të frikës së madhe që ka Edi Rama.

Sepse nëse ndihet kaq i fuqishëm që ka numrat, ta çojë vendin në zgjedhje. Është kapur me presh në dorë duke blerë vota me krimin e organizuar, që është togfjalëshi më i rëndë”-theksoi ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *