Vendosni fjalën kyçe....

Teknoligjia e së ardhmes 5G, në 2023 fillon instalimin në SHBA, Kinë dhe Japoni


Mund të duken të zakonshme, por një tufë lopësh qumështi në një fermë britanike po kthehen në pioniere të internetit duke shijuar përfitimet e teknologjisë 5G.

Cisco Systems Inc, e cila është duke zhvilluar infrastrukturën e rrjetit, ka vendosur pajisjet për lidhjet wireless dhe ato të lëvizshme në tre zona rurale.

Ajo që 5G premton janë lidhjet super të shpejta dhe në thelb, një transformim i jetës duke gjetur përdorim në çdo gjë, nga makinat që ecin vetë e deri tek shkarkimi i një filmi të gjatë në telefon brenda pak sekondash.

E ndërsa testime pilot po bëhen në mbarë botën, në vende si Kina, Japonia apo SHBA, mbulimi mbarëkombëtar nuk pritet të ndodhë përpara vitit 2023 thotë Reuters. Po për këtë grup lopësh, nuk ndodh kështu; ato janë në avangardë me një qafore “smart” 5G e cila kontrollon sistemin robotik të mjeljes.

Qaforja nuk i bezdis aspak kafshët, ndërsa monitorimi lejon të shihet çdo sinjal shqetësimi.

“Ne jemi duke testuar aftësinë e 5G për të transmetuar të dhënat nga sensorët tanë shumë më shpejt, dhe jo përmes kompjuterëve të fermës e një lidhjeje të ngadaltë në internet”, tha menaxheri i projektit, Duncan Forbes.

Risitë teknologjitë përfshijnë furçat e automatizuara që rrotullohen kur lopët fërkohen pranë tyre, perde të drejtuara nga sensorë që hapen në varësi të motit dhe një sistem i zgjuar i ushqyerjes, që e lëshon ushqimin automatikisht përmes shinave të montuara në tavan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *