Vendosni fjalën kyçe....

U propozuan nga maxhoranca, si do shpërndahen në komisionet parlamentare deputetët e rinj të opozitës


 

Pas betimit të tre deputetëve të rinj të opozitës, Korab Lita, Arlind Çaçani dhe Halil Jakimi, janë bërë pjesë dhe e Komisioneve Parlamentare.

Gjatë gjithë kësaj kohe, deputetët e opozitës nuk ishin futur ende si anëtarë në komisionet parlamentare.

Por vetëm një ditë më parë, Kuvendi miratoi projektvendimin i cili fut deputetët e rinj edhe në komisionet parlamentare.

Mirëpo procedura e ndjekur ka krijuar një precedent të ri. Rregullorja e Kuvendit parashikon se shpërndarja e deputetëve në komisione bëhet me propozim të Grupit Parlamentar, por futja e deputetëve të rinj nëpër komisione është bërë me propozim të maxhorancës.

Me futjen në komisione, deputetët do të përfitojnë edhe financiarisht pasi pjesëmarrja në mbledhjet e komisioneve shoqërohet me një bonus, i cili shkon në 2 mijë lekë të rinj për çdo mbledhje komisioni.

Lefter Maliqi, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi të cilët do të jenë anëtarë të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, do të kenë mundësinë të pajisen dhe me certifikatë sigurie që do t’i mundësojë akses në dokumente sekrete shtetërore.

SHPËRNDARJA E DEPUTETËVE TË RINJ NË KOMISIONE:

NË KOMISIONIN PËR ÇËSHTJET LIGJORE, ADMINISTRATËN PUBLIKE E TË DREJTAT E NJERIUT
Alban Zeneli PD
Adriatik Alimadhi PD
Korab Lita PD
Aurora Mara PD
Elda Hoti PD

NË KOMISIONIN PËR INTEGRIMIN EUROPIAN
Ediola Braha LSI
Ralf Gjoni LSI

NË KOMISIONIN PËR POLITIKËN E JASHTME
Ligoraq Karamelo PD
Edlira Hyseni LSI

NË KOMISIONIN PËR SIGURINË KOMBËTARE
Lefter Maliqi PD
Edmond Rrushi LSI
Ylli Shehu LSI

NË KOMISIONIN PËR EKONOMINË DHE FINANCAT
Arben Elezi PD
Amra Barova LSI

NË KOMISIONIN PËR VEPRIMTARITË PRODHUESE, TREGTINË DHE MJEDISIN
Halil Jakimi PD
Arlind Çaçani PD
Nimet Musaj LSI

NË KOMISIONIN PËR PUNËN, ÇËSHTJET SOCIALE DHE SHËNDETËSINË
Majlinda Halilaj PD
Enver Roshi LSI

NË KOMISIONIN PËR EDUKIMIN DHE MJETET E INFORMIMIT PUBLIK
Enada Kapllani LSI

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *