Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë jashtë klubit të natës në Australi, një i vdekur dhe tre të plagosur


Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në një klub nate në Melburn të Australisë. “RT” shkruan se një burrë ka humbur jetën, pasi një person i armatosur hapi zjarr jashtë një klubi nate në Melburn nga një makinë në lëvizje.

Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Incidenti ndodhi rreth orës 03:20 të mëngjesit të së dielës, në një lokal afër “Little Chapel Street” dhe “Malvern Road”.

Katër persona mbetën të plagosur fillimisht, dy prej të cilëve u dërguan në spital në gjendje kritike. Dy pacientët e tjerë, një burrë 50-vjeçar dhe një 29-vjeçar, kishin pësuar lëndime jo të rënda. Tre prej të plagosurve punonin si roje sigurie në klubin e natës, ndërsa personi i katërt ishte thjesht një klient që kishte dalë jashtë.

Më vonë u dha lajmi se njëri prej burrave që ndodhej në gjendje kritike, ndërroi jetë në spital.  Policia tha se kishin gjetur një makinë tip “Porsche” të braktisur, që besohet se është përdorur nga sulmuesit. Mjeti u gjet i djegur në Wollert, në periferi të Melbourne.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *