Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Kinës, gara numër 1000 në historinë e Formulës 1. “BBC” shkruan se britaniku i Mercedesit la pas shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas dhe ferraristin Sebastian Vettel.
Kjo ishte fitorja e 75-të e Hamiltonit në karrierë, dhe erdhi në një fundjavë në të cilën ai kishte luftuar gjatë gjithë praktikës.
Kjo është fitorja e tretë radhazi e Mercedesit në 3 garat e para të sezonit. Në renditjen e pilotëve kryeson Leëis Hamilton me 68 pikë, i ndjekur nga Bottas me 62 pikë.
Mercedes kryeson renditjen e konstruktorëve me 130 pikë, ndërsa Ferrari ka 78.