Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar përsëri për protestën e së shtunës të opozitës.
Basha hedh akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së drejtuar nga ai, duke përdorur termat “bandë” dhe “kryehajdut”.
Basha shkruan se populli tanimë i ka “vënë kryqin” qeverisë.
“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata!
Ky kryeminister hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin.
Kjo qeveri-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve, i ka vënë kryqin të ardhmes sonë europiane. Prandaj tani populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet! #shqiperiasieuropa”– shkruan Basha, i cili ka publikuar dhe disa pamje nga protesta.