Presidenti i Republikës Ilir Meta është thirrur si i ”Ftuar Nderi” në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, që nis punimet në Romë. Kjo ftesë vjen në kuadër të 10-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO,
“Gjatë kësaj vizite Presidenti Meta do të mbajë një fjalë mbi rolin kyç të Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanit Perëndimor si dhe kontributin e saj në integrimin NATO të vendeve të rajonit.”, thuhet më tej në njoftimin e presidencës.
Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s në Romë është institucioni më i njohur për mendimin strategjik dhe profesional ndaj çështjeve të rëndësishme të sigurisë dhe marrëdhënieve transatlantike.