Pas zjarrit në Katedralen e Notre-Dame në Paris, kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një emoji të përlotur.
Kështu Rama ndan dhimbjen me popullin e Francës, për shkatërrimin e Katedrales më të vizutuar në botë. Që në orët e para të mëngjesit, në Francë ka nisur mbledhja e fondeve për rikonstruksionin e Katedrales.
Por kryeministri shqiptar i cili qan për katedralen në Paris, është kundër rikontruksionit të Teatrit Kombëtar në Tiranë. Pavarësisht protestave mbi një-vjeçare të artistëve dhe duke neglizhuar vlerat e mëdha sentimentale dhe të trashëgimisë kulturore, Rama nuk është tërhequr nga vendimi për ta shembur Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental, për të ndërtuar nga fillimi një Teatër krejtësisht të ri, shoqëruar me kulla të larta për kompaninë private që do e ndërtojë.