Petrit Vasili e ka cilësuar krim dhënien e 390 lejeve të ndërtimit për një vit në Tiranë. Vasili kujton premtimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, se nuk do të jepnin asnjë leje për 4 vite.
“390 leje ndërtimi vetëm në 2018, pra vetëm në një vit, nga Bashkia e Tiranës. Çfarë krimi?!! Thanë se nuk do të jepnin as edhe një leje të vetme për 4 vjet. Çfarë mashtruesish?!!”, shkruan Vasili.
Kjo deklaratë e kreut të grupit të LSI-së, vjen pas deklaratës së ekspertit të ekonomisë, Pano Soko në “A Show”.
Mbrëmjen e kaluar, i ftuar në emisionin e Adi Krastës, Soko tha se Veliaj e shpalli veten si “rekordmenin e lejeve” për vitin 2018, duke dhënë 390 të tilla.