Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili, ka akuzuar kryeministrin Rama dhe qeverisjen e tij si përgjegjësit kryesorë për vendimin e marrë sot nga parlamenti holandez për vendosjen e vizave për shtetasit shqiptarë.
Vasili shkruan se ky është një lajm shumë i hidhur ndërsa thekson se Rama jo vetëm që nuk e lufton krimin por e mbështet atë dhe përdoret prej tij.
Në fund të statusit të tij Vasili shkruan se opozita nuk do bëjë asnjë hap pas deri në largimin e Ramës.
“Lajm shume i hidhur,Holanda,Parlamenti i saj votoi sot,qe shqiptareve tu vendosen vizat. Shqiptaret per shkak te kriminalizimit te qeverise dhe kryeministrit denohen qe tu vendosen serisht vizat. Kryeministri dhe qeveria nuk e luftojne krimin por mbeshteten tek ai dhe perdoren prej tij.
Opozita po kerkon me force largimin e kryeministrit sepse cdo dite qe ai rri ne karrige eshte dite e zeze per shqiptaret. Sot shqiptaret moren lajmin me te keq qe mund te mendohej. Ka vetem nje fajtor, ai eshte kryeministri qe po con vendin drejt gremines. Asnje hap pas per largimin e tij si shpetimin e vetem te Shqiperise nga te tjera menxyra dhe nga te tjera lajme te zeza.” – shkruan Vasili në “Facebook”.