Vendosni fjalën kyçe....

“Kush je ti që dhunon gratë” – ish-deputetja thirrje ambasadave


Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka reguar lidhur me dhunën e ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit nga policia. Malaj ka publikuar videon e përplasjes së policisë me një vajzë, të cilës i marrin celularin me dhunë nga duart për shkak se po filmonte konfrontimin mes uniformave blu dhe banorëve.

Malaj thotë se askush nuk ka të drejtë të vërë dorë mbi gratë, ndërsa u bën thirrje ambasadave dhe institucioneve në vend, që të dënojnë personat me pushtet që ushtrojnë dhunë ndaj grave dhe vajzave shqiptare.

“Kush je ti që qëllon mbi gratë??!!
Kjo vetëm kjo nuk është “Policia që duam “ Kjo është policia qê pasi dhunoi qytetarēt me gazë lotësjellës , me lëndë helmuese luftarake , sot në veshjen e policisë së shtetit , ju ka servirur grave të pambrojtura , te bregu i Lumit , duke e kthyer në lejtmotiv dhunën ndaj grave e vajzave!
A ka turp me të madh që sot dhunohet gruaja , qê mbronë shtëpinë e vet, familjen e saj dhe të ardhmen e saj , shtëpinë e saj ?
Ku e gjen moralin kjo palo polici dhe ky kryebandit që të sillet kështu me qyetarët e pafajshëm që sot po mbijetojnë , në ketë narkoshtet , me një kryeministër mashtrues dhe dhunues!
I drejtohem Avokatit të Popullit, Zevendesambasadores se Shteteve te Bashkuara të Amerikës, organizatave të shoqërisë civile dhe ne mënyrë të veçantë ambasadoreve gra , që sot të gjithë një zëri , të ndalojmē dhe të denojme cilindo që është i veshur me pushtet dhe ushtron dhunë mbi gratë dhe vajzat e pafajshme shqiptare. Kjo sjellje është e pafalshme dhe meriton ndëshkim nga e gjithe shoqëria dhe institucionet. Askush nuk mund të lejohet të ushtroj dhunë në emēr të grave. Mos harro se sot dora që tundi djepin u dhunua nga shteti! Kjo është tragjedi kombëtare!”, shkruan Malaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *