Vendosni fjalën kyçe....

100 mijë euro për katedralen? Po ju sikur s’kishit për Teatrin!


Nga Enkelejda Mema

100 mijë euro për Katedralen e “Notre Dame” në Paris nga qeveria shqiptare?

Po ju s’kishit lekë për restaurimin e Teatrit Kombetar, paskeni lekë për të tjerët. Po bëni një herë punët e shtëpisë, pastaj qajeni katedralen.

Apo në sytë e botës ne jemi një vend i begatë, ku njerëzit jetojnë në nivele ekonomike të krahasueshme me Singaporin apo ku monumentet tona të kulturës nuk kanë asnjë nevojë restauruese sepse gjendja e tyre është si në fillesa.

E kuptoj solidarizimin nga vende me ekonomi të fuqishme dhe më pak të fuqishme që për monumentet e tyre të kulturës kujdesen si për shtëpinë e tyre, mos më shumë, i kuptoj edhe të pasurit e asaj botës së zhvilluar, po këtë qeverinë tonë nuk e kuptoj dot, kaq të indinjuar për “pulen” e komshiut dhe jo atë që i gjendet në sofrën e saj.

Dhe nuk e kuptoj akoma më shumë që si nëna e një vajze të vogël më duhet të pres me muaj të më hedhin pagesën e lejës së lindjes. Me duhet të shqetësoj herë pas here një mik që shteti të më hedhë pagesën, që në fund të ditës janë kontributet e mia, të cilat më mbahen nga paga mujore, muaj pas muaji.

Ky është shteti ynë që mburret me 100 mijë euroshe për Francën, që bën propagandë me 400 apo 800 mijë lekëshe për lindjen dhe nuk të derdh pagesën që të detyrohet.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *