Vendosni fjalën kyçe....

Greqia vendos në Athinë statujën e Aleksandrit të Madh


Një statujë e mbretit të lashtë, Aleksandri i Madh, është vendosur ditën e sotme në kryeqytetin grek, Athinë.

Statuja, e cila do të zbulohet zyrtarisht të premten, është një vepër e skulptorit të shquar të shekullit të 20 Yiannis Pappas (1913-2005).

Vendimi për vendosjen e një statuje të mbretit maqedonas në qendër të kryeqytetit u mor nga këshilli bashkiak i Athinës.

Kostoja për instalimin e statujës së gjatë prej 3.5 metrash është mbuluar nga familja e artistit.

Aleksandri i Madh, vdiq në vitin 323 para Krishtit, pasi arriti të themelonte një perandori që shtrihej nga Greqia në Indi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *