Një i ri është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Tiranë. Mësohet se viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, është gjetur në një apartament në zonën në afërsi të Qytet Studenti.
Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të riut, ndërsa paraprakisht dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e konsumimit të lëndëve narkotike.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.