Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për dëmshpërblimin e banorëve që preken nga ndërtimi i segmentit të “Unazës së Re”. Por për banorët protestues ky vendim është thjesht një tentativë përçarje që qeveria kërkon tu bëjë banorëve, të cilët protestojmë prej 6 muajsh
Por kjo sipas banorëve nuk ka për të ndodhur.
Ata u shprehen se banorët që i kanë banesat me letra tashmë janë në protestë dhe kërkojnë anulimin e plotë të projektit korruptiv.
“Ka nxjerr ky treçerek Erion Braçe një VKM se Kryeministrin e kemi në udhëtime jashtë shtetit. Ajo VKM është për të përçarë banorët e Unazës se Re.
Ata që kanë letra i ke këtu në shesh, banorët duan të anulojnë projektin nuk duan asgjë tjetër. Pse tani jemi për anulim projekti? Sepse përveç se prishë shtëpitë tona, por është dhe korruptiv, është me letra falso.
Ju bëj thirrje të gjithëve, do ketë njerëz që do mundohen të përçajnë, por këtu do jetë vetëm flaka që do i pres. Pa mëshirë, këtu nuk ka parti politike, ka vetëm një kauzë të mbrojmë shtëpinë tona”– tha një prej banorëve.