Janë përcaktuar dy çiftet që do të ndeshen në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Barcelona do të luajë me Liverpulin, ku ndeshjen e parë do e luajë në shtëpi, në datën 30 prill, ndërsa atë të kthimit në Liverpul, në datën 7 maj.
Ndërkohë, sfida tjetër do të luhet mes Totenhemit dhe Ajaksit. Sfida e parë do të luhet në Londër, më 30 prill, ndërsa ajo e kthimit në Amsterdam, në datën 7 maj. Finalja e Ligës së Kampionëve zhvillohet më 1 qershor në stadiumin Wanda Metropolitano në Madrid.