Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim me tritol në mobilerinë në Fushë-Krujë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fushë Krujës, ku ka shpëthyer një  sasi eksplozivi.

Mësohet se sasia e lëndës shpërthyese ishte vendosur në derën derën hyrëse të një mobilerie, ku fatmirësisht nuk raportohet per persona të lënduar.

Nnga shpërthimi ka patur dëme të shumta materiale. Mobileria është në pronësi të shtetasit me inicialet Sh.K.

Policia e Krujës ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e autorëve.

“Më datë 17.04.2019, rreth orës 23:55, në Fushë Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer  një sasi  e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor vijon  punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *