Vendosni fjalën kyçe....

Media italiane: Kujdes nga Shqipëria, mund të kthehet në narko-shtet


Nga Vincenzo Musacchio, Presidenti i Observatorit Antimafia të Molise

Trafiqet ndërkombëtare të drogës kalojnë mespërmes Shqipërisë, nëpërmjet rrugës “Adriatik”, që përdoret për të sjellë drogë nga Italia në Evropë. Një linjë trafiku e krijuar gjatë viteve, e menaxhuar nga organizatat kriminale shqiptare, në veçanti mafia e Vlorës, Durrësit dhe e Tiranës.

Shqipëria është bërë një qendër thelbësore për trafikimin e drogës evropiane dhe ndërkombëtare. Në fillim, organizatat kriminale shqiptare, veçanërisht ato bregdetare, siguruan vetëm një mbështetje logjistike ndaj karteleve, me kalimin e viteve raportet e forcës kanë ndryshuar.

Disponueshmëria e madhe e mjeteve dhe burimeve ekonomike ka lejuar që mafiozët e vendit të shqiponjave kanë arritur të bëhen liderë të padiskutueshëm të trafikut të paligjshëm të drogës dhe armëve. Deri më sot, mbi 50% të të gjitha opiateve, kokainës, heroinës dhe morfinës, të konfiskuara në Evropë konfiskohet në rrugën Adriatike, rruga që nga Afganistani sjell në Europë nëpërmjet Iranit, Turqisë dhe Evropës Juglindore drogën.

Raporti i Drogës Botërore 2018, raporti mbi tregun botëror të drogës, botuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe kriminalitetin, konfirmon këto të dhëna. Shqipëria është pika kryesore e tranzitit për të gjitha drogat, përfshirë ato nga Amerika e Jugut.

Biznesi prej miliarda eurosh është në duart e klaneve të pranishme në të gjithë territorin. Në Shqipëri, trafiku, investimet ekonomike dhe pastrimi i parave menaxhohen në nivelin më të lartë. Por prania e grupeve të shumta të organizuara dhe shuma e madhe e të ardhurave do të thotë që klanet janë në luftë të vazhdueshme me njëri-tjetrin për menaxhimin e një prej bizneseve më fitimprurëse në botë.

Në Tiranë dhe në pjesë të ndryshme të territorit shqiptar në muajt e fundit po kryhen vrasje të shumta që çojnë drejtpërdrejt në luftën për dominimin e trafikimit të drogës midis bandave mafioze. Çdo ditë që kalon, lufta midis grupeve rivale për kontrollin e territorit dhe tregu i drogës po bëhet gjithnjë e më e vështirë dhe e përgjakshme deri në pikën e dëmtimit të qeverisë shqiptare, që do të shihte përfaqësuesit dhe zyrtarët e rëndësishëm të saj të përfshirë me mafiozët lokalë.

Autoritetet shqiptare nuk duket të jenë të angazhuara në luftën kundër organizatave kriminale, pasi ekzekutimet në rrugët e qytetit kanë vazhduar me vite, siç raportohet nga mediat lokale. Kjo konfirmohet edhe nga numrat e siguruar nga Europol, i cili analizon të gjitha vrasjet që ndodhën në Shqipëri nga viti 2015 deri më sot për qëllime hetimore.

Autoritetet besojnë se mbi dyqind vetë të vrarë janë të lidhur në një farë mënyre me mafian dhe verimtarinë e saj, edhe pse vetëm disa raste janë zgjidhura dhe kriminelët kanë marrë dnimin penal. Për më shumë se 80% të vrasjeve, megjithatë, nuk ka as të dyshuar. Të dhënat e mbledhura gjithashtu tregojnë se këto krime janë një rrezik serioz edhe për qytetarët.

Shumica e ekzekutimeve, në fakt, ndodhin në mes të ditës dhe në vende publike: shkurtin e kaluar, dy kalimtarë për pak sa nuk humbën jetën pas shpërthimit të makinës së një trafikanti të dyshuar droge. Që kur Shqipëria u angazhua në procesin për integrimin në Bashkimin Evropian duke shpallur luftë ndaj mafias, pak ka ndryshuar.

Arsyeja pse shumica e vrasësve ende nuk janë identifikuar është lidhja midis krimit të organizuar, politikës, policisë, gjyqësorit dhe shërbimeve të sigurisë. Mafia në vend është shumë e fuqishme dhe marrëdhëniet mes klaneve, politikës dhe institucioneve të zbatimit të ligjit janë të njohura.

Klodiana Lala, gazetarja hulumtues shqiptare, që ka një karrierë ku ka vijuar të tregojë çështjet e grupeve kriminale gjithnjë në rritje, konfirmon ekzistencën e lidhjeve të forta mes bosëve të trafikimit të drogës dhe institucioneve publike shqiptare. Sot nuk është histori se një politikan i caktuar ka biznes me organizatat kriminale, por tani kemi arritur pikën ku mafia ka hyrë në Parlament.

Ish-ministri i Brendshëm i qeverisë aktuale të Edi Rama është nën hetim për trafik ndërkombëtar droge. Ai akuzohe se ka favorizuar klanin Habilaj. Kushëririri i tij, Moisi Habilaj tani është në burg në Catania. Gjithashtu për këtë arsye, pak ditë më parë, prokurori kombëtar kundër mafias De Raho që vizitoi Tiranën paralajmëroi se mafia rrezikon të bëhet investitori më i madh në ekonominë shqiptare.

Mafia evropiane në zhvillim e rritje është ajo shqiptare, e fortë, e ashpër dhe aleate pothuajse kudo me mafiozët vendës të territoreve ku infiltrohet. Bashkëpunimet kriminale janë konstante me të gjitha grupet mafioze (Ndrangheta, Cosa Nostra, Camorra, puliezët), siç tregohet nga menaxhimi i drogës rrugore, 80% e cë silës u jepet kriminelëve lokalë nga klanet shqiptare.

Në Abruzzo dhe Molise, klanet shqiptare luajnë një rol dominant në shitjen e heroinës dhe kokainës për Camorrën dhe për mafian në  Foggia dhe Gargano. Me miratimin e mafias lokale, shqiptarët mund të veprojnë lirshëm në territoret e tyre duke zbatuar rregullat e tyre të egra.

Kërcënimi i grupeve kriminale shqiptare në Itali tani është një alarm që nuk duhet nënvlerësuar. Bregdeti i Adriatikut (brigjet e Pulias dhe Molises) është vendi i tyre kryesor i depërtimit në territorin italian, por tani mund të themi pa frikë se mafia shqiptare është e pranishme masivisht në të gjithë gadishullin tonë.

Nëse kjo vazhdon, Shqipëria mund të bëhet Meksika e re në Evropë. Për fatin tonë të mirë, nuk është ende e tillë, por mund të bëhet. Krimi shqiptar po ristrukturohet në mënyrë të organizuar dhe askush nuk duket se ka ndonjë ide si t’i përgjigjen këtij mutacioni, i cili, nëse përfundon, do ta çonte Shqipërinë të bëhej një “Narko-shtet” i vërtetë në modelin e Amerikës Jugore.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Ilsudonline.it


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *