Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kjo opozitë nuk do quhej radikale nëse në vendet e tjera do kishim këtë situatë


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, është shprehur se kjo opozitë nuk mund të quhet radikale pasi nëse këto që po ndodhin në Shqipëri do të ndodhnin në një vend tjetër,  institucionet do ishin pushtuar me dhunë dhe armë institucionet.

Në këto 30 vite është nga opozitat më konstruktive, sepse në çdo vend nëse do të ndodhte ajo që ka ndodhur në Shqipëri, nuk po hyj tek koncesionet, mjafton të lexosh raportin e “DASH”, “Reporterët pa Kufij”. Shohim studentët në Francë.

Në çdo vend të botës nuk do të kishte qëndruar një sekondë kryeministër nëse do ishte kapur me vjedhje të votës, apo blerje. Një nga debatet me qytetarët është pse nuk jemi radikalë”- është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *