Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Saljanji, është përplasur në emisionin “Open” të Eni Vasilit me deputetin e opozitës së re nga listat e LSI-së Ralf Gjoni.
Ndërkohë që Gjoni po fliste për çështjen e vendimit të Holandës për kthimin e vizave tregoi edhe për përvojën e tij në Britaninë e Madhe, ku siç tha ai kishte punuar si përkthyes për policinë “për ca lekë më shumë”.
Menjëherë ka reaguar Salianji, i cili i ka thënë se edhe tani ju keni zgjedhur të futeni në Parlament për “ca lekë më shumë”.
“Ju jeni qesharakë dhe nuk përfaqësoni askënd! Merrni rrogën si hallexhinj, shumë pak do tradhtonin për shkak të hallit personal, jeni në të drejtën tuaj por jo për interes publik!”, tha ish-deputeti demokrat.
Gjoni i është kthyer, duke e ftuar që të mos bënin replika personale.