Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës .Mësohet se një kamion ka përplasur një motoçikletë në Melgushë, në aksin Shkodër-Bushat.
Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili ka qëndruar për një kohë që gjatë i shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me gjak, në pritje të ambulancës që vononte.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.