Vendosni fjalën kyçe....

Paloka: Rama premtoi se nuk do i prishte, 94 mijë në listë shtëpi që nuk do prishen


Ish-deputeti Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për mos legalizimin e 94 mijë shtëpive për mos legalizim.

Sipas Palokës, Rama do prishë 94 mijë shtëpi në gjithë Shqipërinë.

Rama që ju premtoi se “edhe Enveri po të ngrihet nuk ju a prish dot shtëpitë”, pak ditë më parë ka vendosur që 94 mijë banesa në Tiranë dhe gjithë vendin , nuk do të legalizohen por do të prishen.
94 mijë.
Shihini këto pamje. Kujtoni dhe se si ju lëshoi gazin helmues fëmijëve brenda shtëpive, i dhunoi, i burgosi e në fund ju prishi dhe shtëpitë e i la në rrugë.
Rrëzoni Ramën përpara se t’ju rrezoj shtëpitë. Ngrihuni pa ju ardhur tek dera e shtëpisë
”-shkruan Paloka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *