Turqia e kupton shqetësimin e NATO-s për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes ajrore S-400 nga ana e Ankarasë, tha ministri i Jashtëm Мevlüt Çavuşoğlu, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne duhet t’i marrim parasysh shqetësimet e NATO-s. Nuk është e vërtetë të thuhet se Turqia i shpërfill ato. Ne jemi gjithnjë sensitivë”, tha Çavuşoğlu në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij polak dhe rumun në Ankara.
“Aleatët tanë dhe NATO duhet ta kuptojnë këtë shumë mirë. Ne kemi nevojë për sistemin tonë të mbrojtjes ajrore urgjentisht”, tha ai.
Ëashingtoni nuk e ka pranuar blerjen e sistemit S-400 nga ana e Turqisë.
Zyrtarët e SHBA-së kanë sugjeruar që Turqia duhet të blejë sistemin raketor amerikan Patriot në vend të S-400, duke argumentuar se sistemi rus nuk përputhet me sistemet e NATO-s.
Turqia është përgjigjur duke thënë se ka qenë refuzimi i SHBA-së për të shitur sistemet Patriot ajo që i ka detyruar të kërkojnë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia i ofroi Ankarasë një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë edhe transferimin e teknologjisë.