Ekstradohen drejt SHBA-së dy shtetas amerikanë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëashingtoni. Vincent (Dominic) De Caro dhe Arber Isaku, të dy 30 vjeç, lindur dhe banues në Neë York, u arrestuan në Shqipëri më 21 shtator të vitit të kaluar.
Dy të rinjtë ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SHBA në vitin 2018 vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”. Ata iu dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.
Detajet e policisë:
Interpol Tirana ekstradon drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Washingtoni
Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA, u bë ekstradimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të arrestuar në Shqipëri, konkretisht:
– V. D., 30 vjeç, lindur në SH.B.A,
– A. I., 30 vjeç, lindur, në SH.B.A.
Shtetasit e mësipërm ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.
Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Washingtonin/SHBA.
Shtetasit e mësipërm ju dorëzuan Oficerëve të Policisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Aeroportin e Rinasit.