Vendosni fjalën kyçe....

Kaluan kufirin e gjelbër, ndalohen 20 klandestinë nga Lindja e Mesme në Korçë


Policia kufitare në Kapshticë ka kapur 20 klandestinë sirianë, të cilët vinin nga Greqia. Mësohet se mes tyre kishte gra dhe fëmijë.

Refugjatët janë dërguar në drejtorinë e kufirit për të dhënë deklarimet e tyre.

Përgjatë ditëve të fundit janë kapur më shumë se 120 klandestinë të huaj.

Kufiri i gjelbër Shqipëri-Greqi në qarkun e Korçës dhe Gjirokastrës mbeten portat kryesore të hyrjes së klandestinëve që vijnë kryesisht nga vendet në konflikt në Lindjen e Mesme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *