Vendosni fjalën kyçe....

Kukësi mban gjallë shpresën për titull, Flamurtari barazon me luftëtarin


Verilindorët mposhtin bardheblutë me rezultatin 2-0 dhe ngushtojnë diferencën me Partizanin kryesues në 10 pikë, duke mbajtur gjallë dhe shpresën e fundit për titull.

Në sfidën e luajtur në “Selman Stërmasi”, Kukësi ka shënuar dy herë në portën e Abibit me qendërsulmuesin Vasil Shkurtaj, që në minutën e 34-ët shfrytëzon asistin perfekt të Et’hemit, ndërsa në të 95-ën shërbehet nga Joti, me shtatlartin që mposht Abibin në shtyllën e dytë.

Ndërkohë, në sfidën e e luajtur në Vlorë, Flamurtari dhe Luftëtari janë ndarë në një barazim spektakolar mes tyre.

Golit të Andi Ribajt në minutën e 49-të, iu përgjigj Realdo Fili, që finalizoi një aksion të shkëlqyer të gjirokastritëve në të 89-ën. Flamurtari mbetet i treti me 48 pikë, ndërsa Luftëtari shkon në 38 pikë, 2 më shumë sesa Tirana.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *