Vendosni fjalën kyçe....

Kishte fshehur 40 mijë euro në furrë për të shmangur taksat, por ia djeg gruaja


Një sipërmarrës nga Italia mendonte se kishte gjetur vendin e përkohshëm për të fshehur 40 mijë euro.

Burri, Alberto Vazzoler, i kishte futur kartëmonedhat në furrë, por kur gruaja bëri një ëmbëlsirë strudel i dogji.

Ngjara e pazakontë ka ndodhur në vitin 2016, por tani është bërë e ditur sepse Vazzoler është i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.

Shumën prej 40 mijë eurosh i dogji Silvia Moro, e bashkë-akuzuar, si i fejuari i saj, sipërmarrës. Ajo është përgjuar duke i thënë në telefon motrën e saj se nuk i pa paratë kur e vuri ëmbëlsirën në furrë.

Për Guardia di Finanza pati dyshime se Vazzoleri kishte sasi të mëdha të parave cash në shtëpi dhe donte t’i fshehte për të parandaluar zbulimin e tij në ndonjë fushatë hetimore. Në vitin 2011 ai u padit për evazion fiskal, një akuzë nga e cila u lirua në tetor 2017. Ai u arrestua përsëri në maj të 2018 për të njëjtën akuzë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *