Shtatë të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar, teksa numri i të vdekurve nga sulomet terroriste në kisha dhe hotele në Sri Lanka ka shkuar në 207 deri tani.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përsipër sulmin dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.
Çfarë dihet deri tani për sulmet terroriste në Sri Lanka
- Shpërthimet tronditën tre hotele luksoze në qytetin më të madh të vendit, Colombo dhe tri kisha katolike të mbushura me besimtarë të dielën në mëngjes. Kjo u pasua nga dy shpërthime të tjera në vende të ndryshme. Tragjedia ndodhi kur të krishterët po mblidheshin për festimet e të dielës së Pashkëve.
- Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmet, konfirmoi qeveria. Ministri i Mbrojtjes së Shtetit, Ruëan Ëijeëardene, më herët u tha gazetarëve se të gjithë autorët “janë identifikuar” dhe do të kapen pa marrë parasysh se çfarë “ekstremizmi fetar po ndjekin”.
- Zyrtarët nuk specifikuan nëse të dyshuarit i përkisnin një grupi të caktuar dhe nuk ofruan detaje shtesë.
- Një nga bombarduesit vetëvrasës hyri në hotelin Cinnamon Grand në Colombo nën emrin Mohamed Azzam Mohamed, shkruan mediat indiane. Ai njoftohet se ka vendosur eksplozivin në restorantin e hotelit, që ishte i mbushur me persona që po festonin të dielën e pashkëve.
- Tre policë u vranë gjatë një bastisjeje në një shtëpi pas shpërthimeve, thanë zyrtarët.
- Policia e Sri Lankës njoftoi zyrtarët e lartë për aktivitetet e ekstremistëve islamikë në Colombo 10 ditë përpara sulmeve.
- Një shtetrrethim është vendosur nga ora 6 e mëngjesit deri në 6 pasdite, duke filluar nga 22 prilli.
- Qeveria bllokoi qasjen në Facebook dhe ËhatsApp, duke u kërkuar të gjithëve që të mos përhapin keqinformimin rreth tragjedisë.
- Ndërkohë numri i të vdekurve ka shkuar në 207, ndërsa rreth 450 persona janë plagosur, sipas policisë.
- Sulmi ka marrë jetën e 35 të huajve, shumica e të cilëve besohet të jenë vrarë në hotele.
- Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.