Vendosni fjalën kyçe....

Sulmet terroriste të dielën e Pashkëve, numri i viktimave në Sri Lanka rritet në 290


Numri i të vdekurve nga sulmet terroriste në Sri Lanka ka shkuar në 290. “RT” shkruan se autoritetet vendase kanë konfirmuar numrin e viktimave dhe qeveria planifikon të mbajë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë për të vlerësuar nivelin e kërcënimit në vend.

Rreth 500 njerëz të tjerë mbetën të plagosur, në sulmet e koordinuara në tre kisha e katër hotele luksoze në Sri Lanka, ndërkohë që mijëra besimtarë po festonin të djelën e Pashkëve.

Në mesin e të vrarëve ishin të paktën 32 të huaj: shtetas amerikanë, britanikë, turq, indianë, kinezë, danezë, holandezë dhe portugezë.

Deri më tani forcat e sigurisë kanë identifikuar dhe arrestuar 24 të dyshuar. Një shpërthimi i tetë ndodhi brenda një shtëpie gjatë një operacioni pasdite. Tre policë u vranë në atë shpërthim.

Një bombë e nëntë, që me sa duket synonte aeroportin ndërkombëtar të Colombo, u shkatërrua më vonë gjatë ditës nga forcat xheniere. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *