Të paktën 17 njerëz kanë humbur jetën për shkak të rrëshqitjeve të tokës, në Kolumbinë jug-perëndimore. “BBC” shkruan se pesë njerëz të tjerë mbetën të plagosur dhe disa shtëpi mbetën të shkatërruara në qytetin e Rosas.
Rrëshqitja e dherave ka ndodhur pak ditë pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën rajonin dhe autoritetet po vijojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar.
Rrëshqitjet e dherave janë të zakonshme në vendin e Amerikës Latine, sidomos gjatë sezonit me shi.
“Për fat të keq kjo ndodh kur ju e prisni më së paku dhe për shkak të sezonit të shiut, kjo ndodh”, tha kryebashkiaku i qytetit, Jesus Diaz.
Presidenti kolumbian Iván Duque vizitoi qytetin të dielën. Ai u tha gazetarëve se po organizohej ndihma mjekësore dhe strehimi alternativ për personat e prekur nga rrëshqitjet.
“Këto janë kohë të vështira, por ne jemi të bashkuar si vend për t’i ndihmuar ata”, tha Duque.