Vendosni fjalën kyçe....

Borchardt flet për shtyrjen e zgjedhjeve: Është një mundësi


Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt ka folur për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve. Gjatë një takimi me partitë e vogla, Borchardt pranoi se shtyrja e zgjedhjeve është një mundësi por sipas tij është një proces tejet i ndërlikuar

“Kemi një datë zgjedhje që është 30 qershori. Ndryshimi i datës është një proces shumë i ndërlikuar.

Shtyrja e zgjedhjeve ka ndodhur në 2007 dhe shtyrja është një mundësi. Por a është një mundësi e mirë? Çfarë të mira ka sjellë dhe në fund të fundit çfarë të mire do të sjellë sot shtyrja e zgjedhjeve?”, tha Borchardt.

Ndër të tjera, ambasadori i OSBE-së i inkurajoi partive politike që të bënin të zgjedhje për këtë.

“Ajo që na takon është që të inkurajojmë partitë politike të gjejnë një zgjidhje, të tregojnë kush zgjidhje është më e mirë.  Secili zgjidhje funksion për një vend, ky është një vendim që i takon sovranit. Politikanët duhet të marrin mendimin e tyre për mënyrën më të mirë të funksionimit.“, tha Borchardt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *