Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj flet për takimin e 29 prillit në Berlin: Qëndrimi ynë dihet


Kryeministri i Kosovës, Haradinaj, ka dhënë një konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, ku ka folur për takimin e 29 prillit në Berlin.

Haradinaj u shpreh se ftesa për Prishtinën në këtë samit është një fakt i rëndësishëm, shkruan Lajmi.net

“E rëndësishme është që Kosova është pjesë e 6 vendeve të Ballkanit, për shkak se kjo nuk lejon që njëri nga këto vende të Ballkanit të ngecë. Është me rëndësi që Kosova është thirr nga Merkel dhe Macron dhe atje do të jenë edhe delegacion i BE-së e Komisionit Evropian”, tha Haradinaj.

Haradinaj shtoi më tej se nuk është kundër shefes së Politikës së Jashtme, Mogherini, po kundër devijimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

“Qëndrimet e mia dhe të Kosovës besoj i dini dhe nuk ka ndonjë ndryshim. Ne nuk kemi qenë kundër që dialogu të udhëhiqet nga Mogherini, por ajo që kemi qenë kundër ka qenë devijimi i procesit të dialogut.” – shtoi Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *