Është ndaluar një tjetër person lidhur me grabitjen e Rinasit.
Njoftimi është dhënë nga policia e shtetit, sipas së cilës personi me iniciale E.P., banues në Krujë është arrestuar dhe do hetohet bashkë me të ndaluarit e tjerë për të zbardhur ngjarjen e rëndë të 9 prillit.
Elton Pikuli është personi i pestë i ndaluar ndërsa deri tani lidhur me grabitjen e Rinasit janë ndaluar Alkond Bengasi, Oltion Veseli, Saimir Çela dhe Renaldo Sula.
Njoftimi i policisë
Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.