50 emigrantë që rrezikonin të mbuteshin me gomone, janë shpëtuar mbrëmjen e kaluar nga anija “Butrinti” e Forcave Shqiptare Detare.
Anija “Butrinti”, e cila ishte me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, pikasi një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme në Turqi drejt ishullit të Chiosit në Greqi.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës rojës bregdetare turke, greke dhe Forontex. Emigrantët janë marrë nga roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit të Ceshmes.