Një ish-efektive policie është ndaluar lidhur me grabitjen e Rinasit. Mësohet se Edlira Bici, ka qenë efektive në Komisariatin e Kombinatit dhe dyshohet se i ka vënë flakën furgonit që u dogj në Kamzë.
Deri tani për grabitjen janë ndaluar 5 persona, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Njëri nga të ndalurit, Alkond Bengasi, ka pranuar të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka treguar emrat e përfshirë në grabitje si dhe mënyrën e funksionimit të grupit.
Grabitja në pistën e aeroportit të Rinasit ndodhur më 9 prill ku disa persona u futën brenda pistës së aeroportit të Rinasit dhe morën një sasi prej disa milionë eurosh.
Një nga personat e dyshuar si grabitës, Admir Murataj, mbeti i vdekur pranë vendit të ngjarjes.