Vendosni fjalën kyçe....

Votimi i Holandës për vizat, Fleckensetin njësoj si mazhoranca: Mbështetet nda disa politikanë shqiptarë


Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstin ka komentuar për gazetën Tema vendimin e parlamentit Holandez për të kërkuar rikthimin e vizave në zonën shengen për Shqipërinë.

Fleckenstein mendon njësoj si qeveria shqiptare se për këtë vendim të parlamentit të Holandës, mbështetet edhe nga disa politikanë shqiptarë.

“Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga Parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë”-deklaron Fleckenstein.

Më tej, europarlamentari thekson se nuk ka asnjë rrezik që të kthehen vizat për Shqipërinë.

“Unë nuk shoh absolutisht asnjë rrezik që liberalizimi i vizave mund të pezullohet për qytetarët shqiptarë. Jam i befasuar që parlamentarët holandezë besojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë për t’u penguar”-tha Fleckenstein.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *