Vendosni fjalën kyçe....

Lideri polak: Të drejtat e LGBT-së të importuara nga vendet e tjera, kërcënim për kombin tonë


Kryetari i Partisë Konservatore të Polonisë, e cila është në pushtet, Jaroslaw Kaczynski, e ka quajtur lëvizjen e të drejtave LGBT import nga të huaj që kërcënon kombin polak.

Kaczyński, një ndër politikanët më të rëndësishëm të Polonisë, tha gjithashtu se “të gjithë duhet të pranojnë krishterimin”.

Sipas tij vënia në pikëpyetje  e kishës katolike romane në Poloni është jopatriotike, shkruan Fox News.

Dëklaratat që bëri Kaczynski të mërkurën, në një leksion mbi patriotizmin në qytetin qendror të Wroclawek, vijnë përpara zgjedhjeve në Parlamentin Evropian muajin e ardhshëm dhe përpara zgjedhjeve të përgjithshme në Poloni që do të mbahen në vjeshtë.

Partia e tij Law and Justice, ka bërë opozitë ndaj fushatave të grupit LGBT, që Kaczynski e quajti “një sulm të drejtpërdrejtë mbi familjen dhe fëmijët”.

Duke e quajtur lëvizjen e të drejtave LGBT “të importuar”, Kaczynski  tha se “në të vërtetë kërcënon identitetin tonë, kombin tonë, vazhdimin e tij dhe për këtë arsye shtetin polak”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *