Një Hutë ka fluturuar nga Bullgaria deri në Jemen, në kërkim të ushqimit, por përfundoi duke u arrestuar për spiunazh.
Shpendi i quajtur Nelson, që nuk ishte më shumë se 2 vjeç, kishte rënë në qytetin e Taezit në Jemen. Sipas luftëtarëve kjo është një lëvizje e pazakontë për një hutë të re, që mund të fluturojë për distanca të gjata nëpër kontinente në kërkim të ushqimit dhe motit të moderuar.
Sikurse shkruan “Economictimes”, Nelson e filloi fluturimin e tij në shtator 2018 nga Bullgaria, dhe në krah kishte të instaluar një transmetues satelitor nga Fondi për Faunën dhe Florën e Egër.
Por duket se ka humbur rrugën duke u rrëzuar përfundimisht në Jemen, i rrethuar nga rebelët, por i kontrolluar nga forcat pro-qeveritare.
Këta të fundit e dëmtuan transmetuesin satelitor të Nelson, duke pretenduar se ishte një pajisje spiunazhi dhe e kapën zogun.
Forcat besnike ndaj qeverisë besonin se GPS i bashkangjitur në krahun e zogut mund të ishte një pajisje spiune për rebelët.
Disa zyrtarë u lutën për lirimin e zogut dhe moskeqtrajtimin e tij, lutje që u pranuan vetëm pas 12 ditësh.