Deputetët e PD-së dhe LSI-së janë shpërndarë në 5 rrugët kryesore në vend në aksionin opozitar për bllokimin e akseve kryesore.
Në Sheshin Shqiponja nga PD-ja do jenë Dhurata Cupi, Astrit Veliaj, Fatbardha Kadiu, Genc Pollo, Valentina Duka, Klevis Balliu, Isuf Cela, Aldo Bumci, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Grida Duma, Albana Vokshi, Jorida Tabaku, Halim Kosova, Gent Strazimri e Agron Shehaj kurse nga LSI-ja do jenë Petrit Vasili, Klajda Gjosha, Silva Caka dhe Floida Kerpaci.
Në Fier do të jenë të pranishëm Tritan Shehu, Enkelejd Alibeaj dhe Nadire Meçorapaj, të shoqëruar dhe nga disa prej kryebashkiakëve të PD-së dhe të LSI-së: Agron Kapllanaj, Përparim Shametaj, Niko Shupuli dhe Arqile Deçka kurse nga LSI-ja është Kejdi Mehmetaj.
Në Durrës, nga PD-ja marrin pjesë Edi Paloka, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Florion Mima kurse nga radhët e LSI-së do jenë kryetarja Monika Kryemadhi, Endrit Braimllari, Nasip Naço e Nora Malaj.
Në Elbasan PD ka dërguar Edmond Spahon, Endri Hasën, Luçiano Boçin, Ervin Salianji dhe Hekuran Hoxhalli kurse LSI përfaqësohet nga Edmond Haxhinasto.
Në Milot nga PD-ja kanë vajtur kryetari Lulzim Bsha lamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Xhemal Gjunkshi, Lindita Metaliaj e Andon Frrokaj kurse nga LSI-ja janë Viktor Tushaj, Perparim Spahiu dhe Agron Cela.